Kate dhe William sjellin kartolinën më të bukur të festave të fundvitit

schedule12:57 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 12:57 - 19 Dhjetor, 2019

Fansat e familjes mbretërore patën mundësinë të shikonin kartolinën e festive të fundvitit nga William dhe Kate e fëmijët e tyre, edhe pse Duka dhe Dukesha i Kembrixhit nuk e kishin bërë atë ende zyrtare.

Fotoja ka rënë në duart e medias, dhe menjëherë bëri xhiron e botës. Familja aty shihet ndryshe: shumë e thjeshtë dhe aspak pompoze, fotoja e tregon princin të ulur në një motoçikletë të vjetër me djalin e vogël Louis në prehër, të shoqen të buzëqeshur në krah të tij, dhe dy fëmijët e tjerë George dhe Charlotte, të gjithë së bashku në një portret të mrekullueshëm familjar.

“Ju urojmë gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e ri“, është mesazhi shoqërues, i cili është firmosur nga Kate./abcnews.al