Katastrofa biblike që la pas cikloni në Greqi

schedule23:47 - 20 Shtator, 2020

schedule 23:47 - 20 Shtator, 2020

Tre të vdekur, një i zhdukur dhe shkatërrime të panumërta në shtëpi, anije, biznese, kultura bujqësore dhe rrjetin rrugor la pas “Ianos”, cikloni Mesdhetar që për tre ditë goditi pa pushim me stuhi të forta në Kefalonia, Ithaca, Zakynthos, Karditsa, Farsala, por edhe në Kretë.

Cikloni mesdhetar la pas humbje në njerëz, por edhe dëme të shumta materiale, katastrofa. Zona më e prekur më shumë se çdo tjetër është Karditsa. Dy persona jetën, ndërsa një është i zhdukur në këtë zonë.

Në disa zona vijojnë ende evakuimet e banorëve. Vendi vijon që të përballet me plagët që la cikloni.

Ujërat dhe balta kanë pushtuar bizneset duke u shkaktuar dëme të mëdha. Autoritetet theksojnë se kanë marrë 2,450 thirrje për ndihmë, ndërsa janë kryer 942 misione shpëtimi. db/Abcnews.al