Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Katari dërgon negociatorë në Teheran për marrëveshje mes Iranit dhe SHBA-së

schedule18:15 - 22 Maj, 2026

schedule 18:15 - 22 Maj, 2026

Katar ka dërguar sot një ekip negociatorësh në Teheran në një përpjekje për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Iran dhe SHBA raportojnë mediat e huaja.

Sipas burimit, negociatorët kanë mbërritur në Teheran të premten në koordinim me SHBA-në, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për uljen e tensioneve në rajon.

Doha ka luajtur më herët rol ndërmjetësues në luftën në Gaza, por deri më tani nuk ishte angazhuar drejtpërdrejt në ndërmjetësimin e konfliktit mes Iranit dhe aleancës SHBA-Izrael.



Zhvillimi vjen pas sulmeve me raketa iraniane ndaj objektivave të lidhura me interesat amerikane dhe izraelite, të cilat Teherani i konsideroi si hakmarrje për fushatën ushtarake të ndërmarrë nga SHBA dhe Izraeli.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!