Kasami për vendimin e Rexhepit: Nuk kam besuar se do të vepronte ndryshe

schedule15:15 - 11 Nëntor, 2021

schedule 15:15 - 11 Nëntor, 2021

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka komentuar vendimin e Kastriot Rexhepit për të mos marrë pjesë në seancën për rrëzimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk kam venduar komunikim me deputetin. Kam mendim se deputeti mund të jetë i ndaluar. Ai pa vullnet e ka këtë qëndrim, mbajmë këtë qëndrim gjithnjë derisa ai vetë nuk e pohon me gojë ndryshe. Nuk kemi informata se ku gjendet. Herën e fundit kemi komunikuar gjatë ditës së djeshme, dhe nuk kam pas ndonjë sinjal që ai do të vepronte ndryshe”, u shpreh Bilall Kasami.

Kasami tha po ashtu se si parti ata do të qëndrojnë të palëkundur për të rrëzuar qeverinë Zaev2.

“Lëvizja Besa qëndron e pa lëkundur në rënien e këtij regjimi. I cili edhe me veprimet e fundit tregoi se është i gatshëm për gjithçka për të mbetur në pushtet”, tha kryetari i Lëvizjes Besa. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!