Karriera e Kobe Bryant në katër minuta, NBA publikon videon madhështore

schedule19:59 - 28 Janar, 2020

schedule 19:59 - 28 Janar, 2020

Vdekja e Kobe Bryant mbrëmjen e së dielës tronditi të gjithë botën e sportit, pasi legjenda e NBA, ishte një ndër sportistët më të dashur në botë. Bryant, vajza e tij 13 vjeçare, Gianna Maria, dhe shtatë persona të tjerë në bord, humbën jetën në atë aksident tragjik me helikopter.

Ngushëllimet për familjen e Bryant kanë qenë të shumta nga e gjitha bota, ndërsa LA Lakers, e ka shtyrë ndeshjen që kishte kundër LA Clippers. Faqja zyrtare e NBA në Tëitter, ka publikuar një video rreth 4 minuta, ku është munduar të përmbledhë të gjitha momentet e paharrueshme të Kobe Bryant./abcnews.al

Video e publikuar nga faqja zyrtare në Twitter e NBA: