Aleksander Kouros ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale. Mbrojtësi i Teutës shpreson që ngjarje të frikshme si ajo që shkaktoi rënia e tërmetit në Shqipëri të mos përsëriten më.
26-vjeçari i lindur në Poliçan shpreson që ngjarje të tilla të mos përsëritën më dhe bën thirrje për kurajo dhe forcë për t’u ringritur.
“Shpresoj që të mos jetojmë më eksperienca si ajo që përjetuam pas rënies së tërmetit. Stuhia ka kaluar dhe ne duhet të ngrihemi përsëri në këmbë dhe të përballemi me gjithë situatën e vështirë që është krijuar“, shkruan mbrojtësi i ekipit durrsak. /abcnews.al