Kapiteni i Anglisë, Henderson: Treguam se jemi më të fortë se Belgjika

schedule09:58 - 12 Tetor, 2020

schedule 09:58 - 12 Tetor, 2020

Anglia mposhti 2-1 Belgjikën në “Wembley” dhe është ngjitur në krye të grupit 2 të Nations League. Një fitore prestigji dhe një “hakmarrje” për disfatën për vendin e tretë në Botërorin Rusi 2018.

Marcus Rashford dhe Mason Mount përmbysën golin e Romelu Lukakut, i cili kishte kaluar “Djajtë e Kuq” shumë shpejt në avantazh. Jordan Henderson u kthye pas shumë kohësh si titullar te “Tre Luanët”.

Golat dhe rastet e ANGLI-BELGJIKË

Në deklaratën e dhënë pas takimit, kapiteni i kombëtares angleze dhe i Liverpool tha këto fjalë: “Ishte shumë bukur të rikthehesha të luaja me Anglinë. U zhvillua një ndeshje e mirë, Belgjika ka një skuadër të shkëlqyer.

Jemi të kënaqur nga loja dhe fakti që siguruam tre pikët. E menaxhuam sfidën në mënyrë perfekte, sidomos pjesën e dytë. Mendoj se treguam se jemi më të fortë se Belgjika“, theksoi Henderson. /abcnews.al