Kukësi po kalon një moment jo të mirë, por mund t’i gëzohet faktit që vendi i parë është vetëm katër pikë larg. Humbja e djeshme me Laçin nuk u prit mirë, ndërkohë që pati kontestime të shumta për penalltinë e akorduar në dëm të tyre, që vendosi edhe ndeshjen.
Gjithsesi në kampin verilindor janë të detyruar të shohin përpara. Ndaj Laçit nuk kishin disa titullarë të rëndësishëm dhe situata kundër Bylisit do të jetë tjetër. Kapiteni Besar Musolli e ka shlyer pezullimin prej kartonëve dhë do të jetë nën urdhrat e Duros në ndeshjen e radhës.
Veç tij, priten që edhe Veseli Limaj dhe Vasil Shkurtaj të jenë rikuperuar plotësisht dhe të kenë kapur formën e duhur sportive. Dyshimi i vetëm është Kristal Abazaj, i cili pësoi një shembje në sfidën me Flamurtarin dhe mungoi në Laç. /abcnews.al