Kapet sasia më e madhe e kokainës në Shqipëri

schedule10:26 - 28 Shkurt, 2018

schedule 10:26 - 28 Shkurt, 2018

Një sasi e pabesueshme kokaine u kap në Portin e Durrësit. 613 kg të fshehura nëe kamionin me banana, që vinte nga Kolumbia në Shqipëri dhe që do të zbarkonte në tregun evropian përmes Durrësit.  Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Shqipëri. Droga nuk ka qenë e fshehur te ngarkesa, por një ngarkesë bashkë me banane. Operacioni sekret u organizua  mëngjesin e sotëm, pas një hetimi disa mujor ndërkombëtar, ku kanë qenë të perfshira njësitë antidrogë të disa vendeve, përfshirjen edhe të DEA-s amerikane. Sinjalizimi për kokainën është bërë nga agjentë gjermanë dhe holandezë si dhe Europol.  Nga të dhënat e deritanishme, janë ndaluar tre persona, personazhe te njohur të botës së krimit. Arbi Garden me pronar Arben Cekaj është firma që kishte porositur banane në Kolumbi. Kjo firmë është themeluar me datë 3 Maj 2012 dhe ka magazinat e saj në Maminas. Kamioni që kishte përshkuar rrugën Kolumbi , Itali, Maltë, Durrës kishte dy ditë që kishte mbërritur në Portin e Durrësit  dhe po mbahej në vëzhgim nga Krimet e Rënda./abcnews.al