Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kapet në Kostur 44-vjeçari shqiptar

schedule10:48 - 2 Maj, 2019

schedule 10:48 - 2 Maj, 2019

Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar që akuzohet për futjen në Greqi të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike.Pas një sinjalizimi në polici, mjeti që drejtonte 44-vjeçari u ndalua për kontroll në rrethinat e Kosturit.

Policia gjeti në brendësi të mjetit 5 çanta udhëtimi të mbushura me kanabis. Lënda narkotike, e ambalazhuar në 50 paketa peshonte 72 kilogramë. Policia sekuestroi drogën, mjetin, një celular dhe 6 karta SIM. Njësia antidrogë e Kosturit po vazhdon hetimet, ndërsa i arrestuari po mbahet në paraburgim./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!