Kapet në Darëzezë gomonia 12 metra e gjatë, largohen skafistët

schedule08:43 - 20 Qershor, 2018

schedule 08:43 - 20 Qershor, 2018

Një gomone me motorë të fuqishëm u kap rreth mesnatës në bregun e Darzezës në Fier. Operacioni u realizua nga policia bregdetare në bashkëpunim me Guardia di Finanzia. Dy persona që ndodheshin brenda saj e braktisën sapo konstatuan që po ndiqeshin nga policia.

Për tri ore u vunë në ndjekje të kësaj gomone. Ajo u pikas në ujërat tona territorale dhe vinte nga Italia drejt brigjeve shqiptare. Policia kufitare dyshon se ajo do të përdorej për trafik.

Operacioni për kapjen e saj nisi nga ora 22.00 deri rreth orës 01.00 të mengjesit të kësaj të mërkure.

Më pas gomonia është braktisur në Darëzezë të Fierit.

Autoritet dyshojnë se mjeti është lënë larg vendit ku do ngarkonte me qëllim humbjen e gjurmëve të trafikut.

Akoma nuk është zbuluar pronësia e mjetit dhe për këtë po bëhen verifkime bashkë me palën italiane.

Policia ka bërë krehjen e territorit në afërsi të vendit ku u gjet gomonia, por pa arritur të gjejë personat në bordin e saj apo lëndë narkotike.

Operacioni u realizua nga policia bregdetare në bashkëpunim me Guardia di Finanzia.

Gomonia është rreth 12 metra e gjatë me dy motora, me kapacitet 300 kuaj fuqi secilli.

/abcnews.al