Kapet autori i grabitjes në Vlorë, sekuestrohet drogë e thika

schedule09:40 - 30 Nëntor, 2017

schedule 09:40 - 30 Nëntor, 2017

Është kapur nga policia autori që grabiti katër ditë më parë nën kërcënimin e thikës një supermarket në Vlorë. Pas këqyrjes së kamerave të supermarketit, apo të bizneseve aty pranë është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e 22 vjeçarit Pjetro (Marian) Mecaj, banues në Vlorë. Kapja e Mecajt u krye në bahskëpunim edhe me grupin e FNSH-së.

Gjithashtu janë sekuestruar armë të ftohta-thikë, maskat e veshjet që autori ka përdorur për grabitjen, si edhe 5.74 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar në katin e tretë të banesës së tij në lagjen ”10 Korriku”, i ka gjetur dhe sekusetruar në cilësinë e provës materiale sendet që ka përdorur për grabitjen e dyshuar si:

  • 3 thika, maskat, veshjet dhe kasa e vjedhur.
  • 5.74 kilogram lëndë narkotike Cannabis Sativa, në gjendje të thatë të paketuar,
  • 2 fidanë Cannabis Sativa të kultivuara në vazo lulesh, dhe
  • fara të bimës narkotike Cannabis Sativa.

Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në një supermarket në lagjen ”Hajro Çakërri” të Vlorës.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj shtetasit P.Mecaj, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!