Kapen tre ton heroinë afgane në Indi, burimi i financimit të talebanëve

schedule20:47 - 20 Shtator, 2021

schedule 20:47 - 20 Shtator, 2021

Rreth tre tonë heroinë, me origjinë nga Afganistani dhe me vlerë 2.7 miliardë dollarë, u kapën në një port në Indinë perëndimore. Ngarkesa ishte fshehur në dy kontejnerë. Heroina u gjet nga Shërbimi Special Antitrafik, në portin Muntra, Gujarat. Dy indianë u arrestuan.

Kontejnerët, njëri që përmbante rreth dy tonë heroinë dhe tjetri një ton mbërritën në Indi nga Afganistani përmes një porti në Iran. Afganët janë gjithashtu të përfshirë në këtë rast, por askush nuk është arrestuar.

Afganistani është prodhuesi më i madh i heroinës në botë, duke mbuluar 80-90% të “tregut” në mbarë botën.

Prodhimi i heroinës është rritur ndjeshëm vitet e fundit dhe konsiderohet si një nga burimet e financimit për talebanët, islamistët ekstremistë që u kthyen në pushtet në gusht./ Abcnews.al