Kapen dy persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale në Berat

schedule10:57 - 21 Prill, 2021

schedule 10:57 - 21 Prill, 2021

Në Berat janë kapur dy persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Mësohet se nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u realizua kapja e një 27-vjeçari me iniciale E. A.

I riu u ndalua pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka vendosur masën “Arrest në burg”, për kundërshtim të punonjësit të policisë. Po ashtu, u ndalua edhe një 26-vjeçar me iniciale E. B.,  pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me burgim për vjedhje.

Veprimet e mëtejshme për 26-vjeçarin do të kryhen nga DVP Fier. sb/abcnews.al/