Kapen 21 refugjatë në Kapshticë, po udhëtonin drejt Bilishtit

schedule15:21 - 6 March, 2019

schedule15:21 - 6 March, 2019

Nje grup emigrantësh të paligjshëm u kapën nga policia në Kapshticë. Sipas policisë kufitare, 21 emigrantë të paligjshëm, të cilët udhëtonin drejt Bilishtit janë bllokuar në fshatin Vernik. Emigrantët e ndaluar janë me shtetësi iraniane, kurde dhe siriane. Mësohet se mes tyre ka pasur edhe fëmijë. Numri i emigrantëve që zgjedhin të kalojnë përmes Shqipërisë është shtuar vitet e fundit. /abcnews.al