Kaos, shtyrje dhe arrogancë para qendrës së ndihmave: Si reagon nënkryetari i Bashkisë kur e pyet gazetarja

schedule14:02 - 30 Nëntor, 2019

schedule 14:02 - 30 Nëntor, 2019

Autorizimi i lëshuar nga Bashkia për banorët që të marrin ndihma duket se nuk po funksionon në gjimnazin “Leonik Thomeo” ku bëhet edhe shpërndarja e ndihmave.

Qytetarët tregojnë se shtëpiat kanë dalë të pabanueshme, për gazetaren e abcnews.al, Ajgena Korbi ata thonë se kanë mbetur në dorë të zotit.

“Për sy të ballit nuk kam marrë as ndihma, asgjë, kam fjetur jashtë bashkë me djalin e sëmurë”, tregon një banore.

Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit i pyetur nga gazetarja se përse nuk po shpërndahen ndihmat thotë se duhet të marrin përgjigje te Shtabi i Emergjencës pranë Bashkisë Durrës, “merrni të gjitha përgjigjet atje, shpjegojuani ju qytetarëve se ku duhet ti marrin ndihmat”, tha ai.

Kujtojmë që gjimnazi “Leonik Thomeo”  është kthyer në një qendër grumbullimi për ndihmat që mblidhen për qytetarët, të cilët kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

Por mesa duket situata nuk është edhe aq e qetë për shkak se banorët duken të revoltuar gjatë shpërndarjes së ndihmave. Situata sa vjen e bëhet më pak e menaxhueshme për shkak se banorë të shumtë kanë nevojë urgjente për ndihma, raporton për abcneës.al gazetarja, Ajgena Korbi.

Banorët e pakënaqur dhe ndërkohë të revoltuar tregojnë se ndihmat nuk janë shpërndarë edhe pas pritjes së tyre të gjatë në dyert e gjimnazit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!