Në Durrës dhe pse është prag sezoni turistik numri i mjeteve është i madh dhe qarkullimi është në kaos. Në kulmin e sezonit pritet që numri i mjeteve të jetë shumë më i madh dhe për pasojë situata do jetë më në kaos.
Ngrohja e motit në fundjavë që përkon me shtimin e qarkullimit të automjeteve nxorri në pah problematikën me rrugët e Durrësit. Pas zgjerimit të trotuareve, ngushtimit te akseve kryesore dhe për më tepër vështirësitë për të gjetur një vend parkimi të skalit durimit. Rrugët brenda qytetit por edhe ato me destinacion plazhet mbeten më të ngarkuara.
E njëjta gjendje paraqitet edhe në segmentin rrugor që lidh Urën e Dajlanit me Plepat. Lëvizja e madhe e automjeteve krijon kaos në qarkullim dhe trafik të rënduar. Kjo gjendje pritet të jetë më e rënduar me ardhjen e verës. Për shkak të trefishimit të numrit të automjeteve që përkojnë me ardhjen e emigrantëve dhe turistëve të shumtë që zgjeshin Durrësin për të kaluar pushimet verore./abcnews.al