Kaos në Argjentinë, sulmohet autobusi i Boca Juniors (Video)

schedule22:25 - 24 Nëntor, 2018

schedule 22:25 - 24 Nëntor, 2018

Ndeshja historike mes Boca Juniors dhe River Plate është shtyrë për shkak të skenave të dhunshme që përfshinë kryeqytetin argjentinas të Buenos Airesit. Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, autobusi që transportonte lojtarët e Boca Juniors u sulmua nga tifozët kundërshtar. Për të shpërndarë këta të fundit është përdorur gaz lotsjellës.

Gjitashtu raportohet se gazi ka ndikuar edhe te futbollistët e skuadrës, madje probleme me frymëmarrjen ka patur edhe ish-ylli i Manchester United, Carlos Tevez. Përballja mes Boca Juniors dhe River Plate është derbi më historik në botë. Është hera e parë që të dyja skuadrat ndeshen në finalen e kupës Libertadores. Ndeshja e parë u mbyll në barazim 2-2. Ndërkohë kjo e sotmja pritet që të luhet në orën 23:15, megjithatë drejtuesit e Boca-s këmbëngulin që ndeshja të shtyhet./abcnews.al