Kryeministri Rama ka ndarë pamjet nga kantieri i ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar në Vlorë. Rama shkruan se kjo ndërtesë është një dëshmi ndër breza për bashkëjetesën shqiptare me hebrenjtë në vitet e errëta të Holokaustit. Rama shkruan se ky projekt ndërthur arkitekturën tradicionale me atë bashkohore duke u pasuruar me një qasje moderne në dizajn dhe teknologji bashkëkohore të ekspozimit.
“Në kantierin e Muzeut Hebraik Shqiptar në Vlorë që po ngrihet në lagjen e dikurshme të hebrenjve afër sheshit kryesor të qytetit, një ndërtesë që do të dëshmojë ndër breza historinë e rrallë të bashkëjetesës shqiptare me hebrenjtë, në vitet e errëta të Holokaustit.
Projekti ndërthur arkitekturën tradicionale me atë bashkëkohore, duke ruajtur muret origjinale të ndërtesës, strukturën mbajtëse dhe elementët tipikë arkitektonikë, ndërsa i gjithë procesi do të pasurohet me qasje moderne në dizajn dhe teknologjitë bashkëkohore të ekspozimit.”, shkruan Rama. / abcnews.al /
/ abcnews.al /


