Kanosi me thikë pronarin e një lokali dhe kundërshtoi Policinë, pranga të riut në Mirditë

schedule11:32 - 21 Janar, 2025

schedule 11:32 - 21 Janar, 2025

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia. 37-vjeçari Lendi (Madalen) Dini, ka kanosur me thikë pronarin e një lokali dhe gjithashtu ka kundërshtuar edhe punonjësit e policisë të cilët kanë ndërhyrë për parandalimin e përshkallëzimit të situatës.

Mësohet se janë sekuestruar 2 mjete prerëse (thika), që iu gjetën 37-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

“Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në një lokal, në Rubik, një shtetas kishte kanosur me mjet prerës (thikë), pronarin e lokalit, kanë shkuar në këtë adresë, për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, shtetasi 37 vjeç në gjendje të dehur, i ka kundërshtuar ata me forcë, ka goditur me grusht njërin prej tyre dhe është larguar me vrap. Pas kontrolleve, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit 37 vjeç, banues në Rubik, Mirditë. Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjetën 2 thika, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!