Kanina, vendlindja e bejlerëve vlonjatë vuan thatësirën

schedule14:24 - 25 Prill, 2018

schedule 14:24 - 25 Prill, 2018

Në fshatin më historik në Vlorë, por edhe në Shqipëri banorët vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Prej vitesh aty ujësjellesi nuk funksion dhe në dy ditë arrijnë të kenë vetëm një orë ujë.

Në fshatin ku besohet se është vendlindja e bejlerëve vlonjatë, oborret janë të mbushur me enë bosh. Aty nuk ka ujë dhe fshatarët rrinë në gatishmëri kur tubacionet nisin të pikojnë.

Banoret e Kaninës në Vlore kanë vite që jetojnë kështu. Për të shuar etjen atyre iu duhet të presin dy ditë.

Por shumë nga ata marrin rrugën drejt burimit me gomar.

Ndryshe nuk mund të kryejnë asnjë punë. Në shumë raste uji nuk vjen për ditë me radhë

Në Kaninë ekziston një ujësjelles, por që nuk funksionon. Tubacionet janë të amortizuar dhe nuk janë zëvendësuar prej më shumë se 30 vjetësh. Banorëve iu është thënë se do u japin ujë nga Vlora. Por siç shikohet edhe nga pmajet e ABC News në këtë fshat, asgjë nuk ka ndryshuar.

 

Kanina është fshat i madh historik me afro 4500 banorë. Mbi kodrinë përballë detit është shumë pranë qytetit të Vlorës. Kalaja e saj përfaqëson gjurmë të lashta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!