Kanal me plehra pranë plazhit të Marinës në Vlorë, pushuesit ankohen për kushtet

schedule15:43 - 12 Korrik, 2022

schedule 15:43 - 12 Korrik, 2022

Pushuesit që frekuentojnë një nga plazhet e pakta publike në Vlorë, atë pranë Akademisë së Marinës janë të detyruar të durojnë erën e keq të këtij kanali.

Ai është dhe burim infeksioni, pasi grumbullohen dhe insekte.

“Po ta stabilizonin atë do ishte shumë mirë.”

Ankohen dhe për pastërtinë e rërës.

Papastërti venë një traktor këtu bën ikur pastron ditën që s’duhet bërë mes njerëzve një orë dy orë.”

“Duhet më shumë mirëmbajte dhe pastërti. Duhet të zgjohen.”

Në këtë plazh mungon siguria.

“Është ndër të vetmet plazhe që mungon roja bregdetare, por dhe tualet apo kushtet e tjera. “

“Roje duhet të ketë këtu, po s’ka. Duhet një tualet këtu. Duhet të ketë kushte më të mira dhe çadra s’kam lekë të paguaj çdo ditë 10 mijë lekë.”

Ky plazh frekuentohet më tepër nga qytetarë të Vlorës dhe të moshuar nga qytete të tjerë të vendit, pasi është pa pagesë. Prej mungesës së kushteve dhe higjienës nga viti në vit po braktiset nga pushuesit. /Abcnews.al/