Kanabisi i “Habilajve”, Prokuroria kërkon 29 vjet burg për të pandehurit

schedule17:35 - 8 Shkurt, 2018

schedule 17:35 - 8 Shkurt, 2018

Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi një total prej 29 vite heqje lirie për katër të pandehurit e dosjes “Treblova”.
Ata dyshohet të jenë kultivuesit e kanabisit që trafikohej në Itali nga grupi i “Habilajve”.
Në pretencë, prokurori Ened Nakuci i kërkoi gjykatës deklarimin e fajshëm të të pandehurve për akuzat e “kultivimit të lëndë narkotike në bashkepunim, në formën e grupit te strukturuar kriminal” dhe “kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Për të pandehurit Taulant Haxhiraj u kërkuan 9 vite burg, për të pandehurit Shkëlqim Koçiaj dhe Marjus Bajrami nga 8 vite burg dhe 4 vjet dënim për Xhovalin Bacon. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, të pandehurit do të përfitojnë uljen e një të tretës së masës së dënimit./abcnews.al