Kamza, bashkia më e mirë sipas performancës financiare

schedule12:32 - 4 Dhjetor, 2017

schedule 12:32 - 4 Dhjetor, 2017

Ministria e Financave ka vlerësuar bashkitë në vend në lidhje me menaxhimin financiar për vitin e shkuar. Në vend të parë ajo rendit Kamzën, ndërsa në të tetin bashkinë e Tiranës.

E para renditet Kamza, e dyta Shkodra.

Tirana mban vendin e tetë ndërsa Durrësi të pestin.

Fjala është për menaxhimin financiar të bashkive në vend për vitin që lamë pas.

Renditja është bërë nga Ministria e Financave, e cila është bazuar në 15 kritere me nga 30 pikë.

Financat kanë vlerësuar që nga dërgimi në kohë i faturave për pagesë në degën e thesarit, numri i kontratave të anuluara gjatë vitit buxhetor dorëzimi i tyre ne kohe; numri i urdhër-shpenzimeve të refuzuara nga Thesari; Urdhër-prokurimet e paautorizuara, menaxhimi i riskut e deri tek pozicionet aktuale të auditimit të brendshëm të paplotësuara.

Raporti permbledhes tregon se nga një vlerësim 0-450 pikë, Bashkia e Kamzës mori 440 pikë,  Bashkia e Shkodrës 430 pikë, ndiqet nga ajo e Patosit me 425, e Vorës (415), më pas vijnë Durrësi me 405 pikë, Elbasani (400 pikë), Memaliaj (395 pikë).

Bashkia e Tiranës mori 391 pikë. Vleresimin me te ulet  e ka në treguesin e menaxhimit të riskut, me 10 pikë dhe aktivitetet e kontrollit me 20 pikë,  ndërsa në treguesit e tjerë ka marrë përgjithësisht vlerësimin maksimal me 30 pikë.

Financat theksojnë se gjendja e sistemeve të kontrollit të brendshëm të Bashkisë Tiranë paraqitet në nivele të kënaqshme, duke theksuar gjithashtu dhe nevojën për marrjen e masave, kryesisht, në kuadër të përmirësimit të komponentit të Menaxhimit të riskut, i cili ka marrë vlerësim shumë të ulët në krahasim me të tjerët.

Në renditjen që kanë bërë financat vetëm për Bashkitë e mëdha kryeson Shkodra, e ndjekur nga Durrësi, Korça, Elbasani dhe më pas renditet Tirana. Pas kryeqytetit vijnë Berati, Fieri, Vlora, Gjirokastra.

Bashkitë e mëdha që janë edhe qendra të prefekturave, si ajo e Durrësit, Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës dhe Kukësit kanë pësuar ulje të performancës më 2016 në raport me 2015, thekson raporti.  Bashkitë që kanë arritur përmirësim janë Shkodra, Korça, Elbasani, Fieri dhe Berati.

Bashkia e Shijakut dhe ajo e Tropojës morën vlerësimin më të ulët të performancës./abcnews.al

 

https://youtu.be/EdzmEa6obDU

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!