“Kampionët e korrupsionit mbajnë konferenca anti-korrupsion,” Tabaku-Ramës: E fitove pushtetin me Kajmakë e gjiza

schedule13:00 - 16 Qershor, 2022

schedule 13:00 - 16 Qershor, 2022

Deputetja demokrate Jordia Tabaku është përplasur seancën e sotme plenare me kryeministrin Edi Rama edhe për mbajtjen e konferencës së parë kombëtare anti-korrupsionit. Me ironi ajo u shpreh se “kampionët e korrupsionit” të qeverisë Rama janë ata që po mbajnë konferenca anti-korrupsion.

Po ashtu, deputetja e akuzoi kryeministrin se e ka fituar pushtetin me njerëz të inkriminuar si Agim Kajmaku.

“Çfarë ironie të dëgjoje nga skuadra e korrupsionit fjalime tragjike anti korrupsion. 430 milionë euro sa më shumë i mohon aq më shumë ia mbush mendjen shqiptarëve se kjo është shqipëria e vërtetë.  

Në majë të plehut atje te inceneratori i Elbasanit. Vendi ku kanë rënë 7 ligje të miratuara. Shqipëria e Edi Ramës, korrupsionin e sporteleve e ka sjellë në parlament. Bizneset që përjetojnë këtë mrekullinë fiskale, ankohen masivisht për xhandarët që shkojnë u kërkojnë rryshfet.

Kjo është Shqipëria e konferencave anti-korrupsion. Kur shet vetë pikturat, paguan 15 për qind, shqiptarët paguajnë 20 për qind. Kampionët e korrupsionit  mbajnë konferenca antikorrupsion Spektakël i shëmtuar, nuk e zbehu asgjë, as arrestimi i një burri që nuk ka paguar kurrë një gjobë në jetën e vetë. Dhe nuk mund të garantohet asgjë, a është i pastër?

Kemi votuar shumë ligje, ca reforma, ca të mira e të keqiJa, i vetmi ligj që ka na ngritur pak nivelin e diskutimit në këtë parlament është ai i dekriminalizmit. E kisha në Vorë kajmakun përballë më 6 mar përballë, edhe në zgjedhje pa kundërshtarë po Kajmaku ishte atje. Ai dhe Kajmakët e tjetër, gjalpat e gjizat. Do gjejmë Kajmakun e radhës që do t’i dalin për zot. Sot opozita nuk është e fortë dhe as ne nuk krenohemi me këtë situatë.”

Vijon…