Kamioni me kokainë nga porti i Durrësit te magazinat “Arbi Garden”

schedule14:22 - 28 Shkurt, 2018

schedule 14:22 - 28 Shkurt, 2018

ABC News shkoi në Maminas, aty ku dhe u finalizua operacioni antidrogë me zbulimin e 613 kg kokaine. Aty ndodhet dhe kamioni i vënë në sekuetro nga policia sëbashku me gjithë territorin e kompanisë në të cilin do të shkarkohej sasia e madhe e kokainës.

Për dy ditë kamioni i mbushur me 613 kg kokainë u mbajt në vëzhgim nga shërbimet e posaçme.

Nga Kolumbia në Itali, Maltë në Portin e Durrësit, për t’u shkarkuar në magazinat e kompanisë “Arbi Garden”.

Kokaina ishte e ngarkuar bashkë me bananet e porositura nga Shqipëria. Një sasi e pabesueshme dhe e pakapur ndonjëherë në territorin tonë.

Nga këtu kamioni u nis për në magaziant e “Arbi Garden” në Maminas. Aty ku dhe kishte destinacionin e fundit. Ndërkohë dy 25 vjeçar ishin vënë në pranga që në port, kurse pronari Arbi Çekaj u shpall në kërkim.

Siç shikoni edhe nga pamjet, ky është kamioni i kokainës. I parkuar para kapanonit, aty ku dhe policia finalizoi superoperacionin. Me targë DR 3819 E kontinieri u bllokua nga forcat antidroge që u përforcuan me specialistë.

I gjithë territori nuk vonoi dhe u vendos në perimetrin e sigurisë. Objekti kaloi në sekuestro. Patrulla të policisë u vendosën në hyrje dhe në dalje të rrugës.

Hetues hyjnë e dalin nga “Arbi Garden” dhe pononjësit merren në pyetje. Këtu në Maminas Arbi Garden ka vetëm një pjese të aktivitetit.

Gazetare e ABC News, Durrës: Enkeleda Arapi

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!