“Kamberi të kërkojë falje, s’ka bërë mjaftueshëm për ta blerë Rangers”

schedule12:59 / 26/03/2020

Florian Kamberi nuk gjeti shumë hapësira te Rangers, edhe pse trajneri Steven Gerard e ka vlerësuar sulmuesin shqiptar. I huzuar nga Hibernians në fund të merkatos së janarit, ai ka shënuar vetëm një gol, ndërkohë që ka luajtur në 9 ndeshje në total, dy prej të cilave nga fillimi.

Ish-sulmuesi i Hibernian, Darren Jackson, ka folur së fundmi për PLZ Soccer: Ju e dini se se shkoni në huazim,ka shanse që të kthehesh sërish pas. Hibernian është një klub i madh. Kanë një mbështetje të madhe, mos u jep atyre arsye për të kritikuar.

Bëj atë çfarë mund të bësh, nëse ti dëshiron të provosh që të qëndrosh te Rangers. Unë nuk mendoj se ai ka bërë mjaftueshëm për ta merituar vendin e tij deri në këto moment që ne flasim. Nëse problemi është tek aktivizimi i tij në lojë, atëherë mendoj se Rangers do ta kenë të vështirë të firmosin me të për atë që ai ka bërë deri më tani.

Ai duhet të kthehet përsëri dhe me shumë mundësi me bishtin ndër shalë. Mendoj se duhet të kërkojë dhe disa falje”. Kamberi ka qenë i pafat, pasi kampionati është ndërprerë prej pandemisë botërore nga Coronavirusi dhe nuk kishte mundësinë të tregonte sa vlen me të vërtetë. /abcnews.al

schedule12:59 / 26/03/2020