Një vajzë 27-vjeçare nga Britania e Madhe pretendon se është një vampire. Lilith Vampyre, e njohur ndryshe si “Zonja e Errësirës” pretendon se është 600-vjeçare dhe thotë se që kur ishte fëmijë ishte tërhequr nga krijesat misterioze.
Lilith e ruan lëkurën e saj të bardhë duke evituar rrezet e diellit sa më shumë të jetë e mundur. Ajo thotë se ka pirë gjak njerëzor dhe se i pëlqen të vishet si personazhet e filmave horror. Gjithashtu, ajo ndjek këtë stil jetese që kur ishte 18-vjeçe, kur pa për herë të parë filmin ‘Dracula’.
“Mund të dal jashtë dhe të funksionoj gjatë ditës, megjithatë preferoj ta shmang dritën e diellit, sepse më lodh. Ndihem më mirë pas perëndimit”, shprehet ajo.

Lilith thekson se është 27-vjeçare sipas viteve njerëzore, dhe se bën një punë normale nga ora 9 deri në 5 në Londër. “Do të thoja që u bëra një vampir në moshën 18-vjeçare, edhe pse nuk isha totalisht e ndërgjegjshme asokohe. Ndërsa tani e kam kuptuar,” , ka rrëfyer Lilith.
Lilith shpjegon se ritualin e pirjes së gjakut e bën me miratimin e njerëzve të tjerë në komunitetin e saj. “Kam pirë gjak njerëzor fillimisht nga kurioziteti, ka një shije metalike, si bakër, por shijet ndryshojnë. Nuk është e thënë të pish shumë, është thjesht si një akt miqësor”, thotë ajo. /abcnews.al



