“Kam marrë vetëm dy oferta, ëndërroj Realin. Leedsi i Bielsës më zbavit”

schedule13:56 - 18 Shtator, 2020

schedule 13:56 - 18 Shtator, 2020

Mauricio Pochettino vijon të qëndrojë pushim. Emri i ish-trajnerit të Tottenham është lidhur me shumë klube, por vetëm dy prej tyre e kanë kërkuar zyrtarisht. Argjentinasi rrëfen gjithçka në një prononcim për Radio Marca, aty ku zbulon edhe ëndrrën e tij të madhe.

Nuk kam marrë oferta nga PSG, por as nga Juventusi dhe Interi. Më tentoi Benfica dhe Monaco, nuk kam pse gënjej. Por, unë kam një ëndërr. Nuk e di nëse do bëhem ndonjë ditë trajneri i Real Madrid, por kjo është dëshira ime më e madhe.

Bëhet fjalë për klubin më të mirë në botë. Të gjithë ëndërrojnë të bëhen pjesë e Realit, gënjen kush thotë të kundërtën. Cili ekip më zbavit? Preferoj të shoh Leedsin e Bielsës, sepse luajnë një futboll mahnitës.

Sigurisht edhe Tottenham, jam shumë i lidhur me këtë klub. Më pas vjen Liverpooli. Është kënaqësi t’i shohësh duke luajtur, pasi janë një skuadër e pabesueshme dhe kanë lojtarë shumë të talentuar“, deklaron trajneri argjentinas. /abcnews.al