“Po bëj më të mirën”, Rama për krizën e Covid-19: Periudha më e vështirë e jetës time politike

schedule20:28 - 30 Prill, 2020

schedule 20:28 - 30 Prill, 2020

Me anë të një video-mesazhi bashkë me të cilin kërkonte që “të mos e bëjmë si lopa, kur thotë populli”, kryeministri Edi Rama është shprehur se pavarësisht sharjeve, ai dhe ekipi i tij po përpiqen për të bërë më të mirën.

Më tej gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se Shqipëria është vendi me përdorim më të ulët të respiratorëve dhe ka numrin më të vogël të shtretërve të zënë nga të sëmurët, dhe kjo është arritur falë masave të marra.

Rama u shpreh:

“E kam pasur bindje gjithmonë që së bashku do ia dalim. Lexoj shqetësime reale qe përpiqem t’i adresoj dhe padyshim lexoj edhe dokrra. Fyerjet dhe akuzat i kam ditur që do të shtohen, ju kam thënë më bini mua sa të doni por mos luani me zjarrin. Ndërkohë që po hapim çdo ditë e më shumë është shqetësuese se po flitet pa lidhje. E keni  me mua s’ka asnjë problem, ku lidhen gjithë ato fjalë pa lidhje me rezultatin që kemi arritur deri këtu? Shqipëria është vendi që ka përdorimin më të ulët të respiratorëve…Si mendoni ju që shani dhe mallkoni, si kemi arritur deri këtu me këto masa? Mendoni se Covidi i ka marrë më të mira shqiptarët se janë trima dhe ta japin në lule të ballit po u dole përballë? Jo more miq, janë falë masave të marra, janë falë atyre njerëzve që kanë mbështetur plotësisht strategjinë e ndjekur.”

Duke thënë se do ishte gati ta linte detyrën nëse me ikjen e tij do të ikte edhe koronavirusi nga Shqipëria, kreu i qeverisë është shprehur gjithashtu se kjo është periudha më e vështirë e jetës së tij. Kjo pasi i është që të marrë vendime të vështira.

Rama u shpreh më tej:

“Deri kur të dali vaksina, e gjithë bota do të ndryshoje jetën dhe organizimi i jetës do jetë ndryshe. Kjo është periudha më e vështirë e jetës time politike sepse më duhet të marr vendime të vështira. Të qeverisësh nuk është rehat por të rrish pa gjumë. Aq gabim jeni disa nga ju kur shani e ofendoni. Unë po bëj më të mirën time që falë një skuadre sot Shqipëria ka bërë më të mirën e mundshme. Ju lutem të mos e bëjmë si lopa. Nëse nuk veprojmë sipas masave unë nuk mund t’ju mbroj dot shëndetin tuaj dhe të familjarëve tuaj. Rruga që na nxjerr me rezultatin më të mirë për mbrojtjen e shëndetit është kjo që iu thashë, të tjerat janë dokrra.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!