Lokomotiva Zagreb shiti Myrto Uzunin te Ferencvaros për shumën e 1 milion e 850 mijë eurove dhe sulmuesi i kombëtares firmosi një kontratë 4-vjeçare me kampionët e Hungarisë.
Nënkampionët e Kroacisë nuk kanë humbur kohë dhe e kanë zëvendësuar beratasin me një tjetër lojtar shqiptar. Ai është Dzemal Ibishi, 19-vjeçari nga Shkupi aktivizohet në qendër të sulmit, është pjesë e Maqedonisë U-21 dhe vjen nga Vardari.
Dy gola shënoi me fanellën e Vardarit sezonin e kaluar në 13 ndeshje të luajtura, nga të cilat gjashtë i nisi si titullar. Lokomotiva e ka prezantuar si lojtarin më të ri të ekipit dhe Ibishi është shfaqur shumë ambicioz.
Iz makedonskog Vardara dolazi nam Djemal Ibishi!
Dobrodošao Ibishi! ??? pic.twitter.com/DuiKnejifk
— NK Lokomotiva Zagreb (@NKLokomotiva) August 7, 2020
“Kam ardhur të ndihmoj ekipin për të fituar titullin kampion. Është fantastike që do të luajmë në Champions League dhe do të japim gjithçka për t’u paraqitur sa më mirë.
Kam ndjekur gati gjysmën e ndeshjeve të Lokomotivës sezonin e kaluar, më pëlqen stili i futbollit që luan kjo skuadër. Ardhja këtu është një trampolinë e mirë për mua”, deklaron Ibishi. /abcnews.al


