“Kam 10 ditë pa u larë, fle te garazhet”, si përballet e pastreha në Tiranë me pandeminë

schedule16:06 - 20 Mars, 2020

schedule 16:06 - 20 Mars, 2020

E pastreha Dhespina Harito rrëfen kalvarin e të jetuarit prej 10  ditësh në rrugët e kryeqytetit, pas mbylljes së strehës sociale të emergjencës në Shkozë. Streha e saj prej ditësh ishte një korridor në parkingun e sheshit “Skenderbej, ku tashmë nuk lejohet të qendrojë nga Policia Bashkiake .   

Ora 10.30 minuta, këtë 53 vjeçare e gjen jashtë. Ndryshe nga shumë qytetarë të cilët thyejnë rregullat, Dhespina Harito, nuk e ka një strehë ku të fusë kokën.

Çfarë po prisni në stacion?

Harito: E di që nuk ka autobusa, por u lodha dhe po bëj një pushim.

Është ora 10:30?

Harito: E dija, por në 9:30 shpërndahej ushqimi në qendrën sociale dhe kështu u detyruam të prisnim punonjëset për të shpërdarë ushqimin.

Në 9:30 shpërndahej ushqimi te qendrat sociale.

Sipas saj që prej datës 10 mars, kur qendra sociale e emergjencës në  Shkozë, është mbyllur.

Ajo endet rrugëve, nëse shumë flasin për pandeminë e koronavirusit, ajo mendon se ku do ta kalojë natën.

“Një vërejtje, sepse Bashkia për shkak të gripit na ka hequr strehëzën. Na e ka bllokuar strehëzën ku flemë. Tani jemi vërdallë rrugëve. Qendra sociale, strehëz quhej aty ku filimin. Ne kemi dy qendra që rrimë gjatë ditës dhe një qendër në darkë. Atje ku flinim është në Shkozë në ish-Uzinën Traktori”, u shpreh e pastreha Dhespina Harito.

Tani ku rrini?

Harito: Tani rri te Banka Qendrore, ku janë garazhet e makinave, dhe aty fle. Dy-tre ditë rrugve, po vinte vërdall policia dhe nuk ja kisha shumë frikën. Për momentin jam e vetme sepse babain e kam në Azilin e Pleqve te të moshuarit, ndërsa mamaja më ka vdekur”

Higjena si elementi kryesore në këto kohë virusi, kjo zonjë nuk ka kushte kua jot e bëj një dush të afërmit  thotë se nuk e lejojnë nga frika e virusit

Harito: E palarë jam, shampot i kam me vete. Kam 10 ditë. Shampot i kam edhe plaçkat i mora. Përdorim pak ujë të ftohtë.

Teksa rrefente hallin e saj, u afrua Policia Bashkiake, të cilët i kërkuan që të largohet nga stacioni i autobusit…. dhe te interesohej sërish tek drejtoria e strehimit, në fashon e orarit 16.00 – 18.00.

Për më shume se dy orë ajo u end rrugëve të Tiranës dhe më pas u rikthye në sheshin “Skënderbej”.

Pastaj ajo zbriti në koridorin e katit të parë të parkingut të sheshit “Skënderbej”, për të qëndruar.

Nuk kaluan as 5 minuta dhe Policia Bashkiake i kërkoi që të  largohej prej aty, ku ajo flinte prej ditësh.

policia bashkiake lajmroi qendrën operacionale të shërbimit social,që të jepte një zgjidhje kesaj 53 vjeçareje,  deri në kthimin e një përgjigjeje,  Policia  Bashkiake dhe ajo e shtetit e lejuan që të qëndronte në një karrige në shesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!