“Kalorës i pakapshëm”, Xhevahir Spahiu feston dy gëzime në një ditë

schedule22:40 - 2 Mars, 2020

schedule 22:40 - 2 Mars, 2020

Akdemia e  Shkencave  feston 75 vjetorin e poetit të shquar Xhevahir Spahiu me konferencën jubilare “Shenja e një breznie”. Poet dhe studiues vlerësojnë kontributin e veçante të Spahiut në poezinë shqiptare.

Në ditën e lindjes, u prezantua edhe vellimi më i fundit me poezi të tij “Bota ku eci”.

Me tingujt e pianos dhe poezitë e Xhevahir Spahiut në sfond, në një sallë të mbushur, plot miq, studiues, poet e shkrimtarë u celebruan  dy gëzime në një ditë për poetin e shquar të shekullit të 20 Xhevahir Spahiu 75 vjetori i lindjes dhe 50 vite nga botimi  i vëllimit të parë poetik të tij.

“Bashkon bashkë dy përvjetorë. Njëri është 75-vjetori i lindje së njeriut Xhevahir Spahiu. Ka një fakt të rëndësishëm. Ky është 50 vjetori i lindjes së Xhevahir Spahiut si poet”, tha ai.

Poeti Bardhyl Londo, e tejkalon emërtimin e konferncës jublilare të 75 vjetorit organizuar nga Akademia e Shkencave  ku e cilëson si shenjë e një breznie.

“Ishte një kalorës i pakapshëm me të cilën krenohemi të gjithë”, tha Londo.

Studiuesi Ali Aliu e cilëson si poetin më të madh të letrave shqipe.

“Kleriku më ekspres dhe më frymëzues i shqipes”, u shpreh ai.

Botimi i poetikës “Udha” në dy vëllime sjell rrugëtimin e poetit në kohë të vështira, ku u botuan edhe poezitë e ndaluara në vitet 70.

Arjan Leka veçon nga ekspozita retrospektivë e veprave te Spahiut dy vellime unike që sollçn një formë të veçnatë shprehje estetike dhe përmbajtje.

“Një habi lëximorë është viti kur bie muri i Berlinit dhe Xhevahir Spahiu ka gati, lexuesi e ka lexuar atë vit. Botoi librin “Heshtja s’ka”, një nga librat e çmuar të autori”, tha Leka.

Studiuesi Shaban Sinani i njeh meritat që shpesh harrohen, në publicisitikën shqiptare, por si poet ai veçon këtë aspekt.

“Xhevahir Spahiu është një shkollë publicistike, pasuesit e sotëm janë të kufizuar dhe shpesh këtë pjesë të krijimtarisë së tij e lënë në hije”, tha ai.

Akademia e Shkencave për këtë përvjetor botoi edhe vëllimin me poezi “Bota ku eci”.

I biri në këtë 75 vjetor sjell ndër mend një moment të veçantë, pas botimit të vëllimit poetik të parë në Francë.

Ministria e Kulturës e nderoi me certifikat mirnjohje për kontribut të veçantë në poezinë shqiptare.

Pak ditë më parë  edhe  presidenti Ilir Meta  e nderoi poetin Xhevahir Spahiu me dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”./abcnews.al