Kafsha shtëpiake sulmon për vdekje një foshnjë tre muajshe në SHBA

schedule13:08 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 13:08 - 3 Dhjetor, 2023

Një foshnje tre muajshe në qytetin Shelby në shtetin amerikan të Alabama, u vra nga një kafshë shtëpiake, një përzierje e një ujku dhe një qeni, raportojnë mediat amerikane.

Sipas NBC News, raportohet se kafsha e kishte kafshuar foshnjën, i cili më pas ndërroi jetë në spital.

Kafsha shtëpiake, e krijuar nga bashkimi midis një ujku dhe një qeni, u eutanizua dhe më pas u dërgua në Laboratorin Diagnostik të Alabama në Auburn për ekzaminim të mëtejshëm, raportoi zyra e oficerit lokal në Shelby./abcnews.al