Kabinat elektrike, rreziku që u kanoset banorëve në Dibër

schedule12:48 - 8 Mars, 2018

schedule 12:48 - 8 Mars, 2018

Në fshatrat e Dibrës kabinat elektrike ndodhen në gjendje skandaloze. Ato janë pa dyer, ndërsa brenda tyre mund të hyjnë lirshëm fëmijë e kushdo tjetër, duke rrezikuar jetën.

Nuk mbahet mend që kur këto kabina elektrike janë pa dyer. ABC Neës ishte në Kastriot të Dibrës, aty ky rreziku kërcënon çdo ditë banorët.

“Janë djeg trasformatorët, vijnë njerëzit fik ndiz dritat dhe ne ngelemi dhe pa drita”

Disa metra larg rrugës kryesore ndodhet kjo kabinë. Në një ambjent me 10 mijë volt futen fëmijë që luajnë, tregojnë banorët.

“Je i pasigurtë, futesh dhe ku e di se ka apo jo korrent”.

Administratori i njësisë administrative Katsriot e largon përgjegjësinë nga vetja por ia faturon OSHEE.

“Jo nuk mund të bëjmë ndërhyrje se aty duhet ndërhyrje nga pikëpamja profesionale”- thotë administratori  i Kastriotit Astrit Çanaku.

E njëjta situatë është edhe në fshatin Shumbat. Kabina pa asnjë mbrojtje, pa dyer vetëm 5-6 metra nga rruga kryesore. Aty çdo kush mund të ngrejë dhe të ulë levat. Edhe më keq është kabina e fshatit Sllovë;  telat varen në një copë muri të mbetur rastësisht në këmbë.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!