“Ka zgjedhur të përballet me kundërshtar të gabuar”, Minxhozi: Media fiton gjithmonë, Kurti nuk mund t’i intimidojë

schedule13:54 - 31 Korrik, 2023

schedule 13:54 - 31 Korrik, 2023

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në një lidhje “skype” me edicionin “Tirana Live”, në lidhje me mbylljen e televizionit “Klan Kosova”, ndër të tjera tha se, kryeministri Kurti ku zgjedhur një kundërshtar të gabuar për t’u përballur.

Sipas tij, në betejat shtet- media, media ka qenë ajo që ka dalë e fituar thuajse në të gjitha rastet.

Kurti ka marrë një kurs vetëizolues shumë të çuditshëm. Unë nuk e di se cfarë mund të fitojë një shtet kur mbyll një media.

Në përballjen e shtetit me median thuajse se në të gjitha rastet fiton media. Nuk e kuptoj  se çfarë përfitimi merr ai kur godet hapur një media.

Edhe duke u munduar ta vendos veten në rrobat e Kurtit se cila është taktika e tij në këtë kundërvënie me media, nuk e kuptoj dot.

Kjo gjë mund t’i shkojë disa liderëve të tjerë në Ballkan, por jo Albin Kurtit dhe mënyrën se si ai ka ardhur në qeveri.

Është një veprim që është humbje në çdo anë. Kurti ka zgjedhur të përballet me një kundërshtar të gabuar, siç është media”, tha ai.

Në lidhje me mundësinë se ky është një veprim i Kurtit, për t’i bërë presion mediave të tjera në Kosovë, Minxhozi tha se tanim është shumë e vështirë të ndryshosh linjën editoriale të një media në Kosovë, pasi ata kanë arritur një standard.

Unë nuk besoj se me këtë lloj taktike ai do të mund të intimidojë mediat kosovare. Mediat edhe në Kosovë tanimë kanë arritur një standard.

Është një veprim vetëdëmtues dhe pa të ardhme. Linjat editoriale janë piketa të përcaktuar nga mediat dhe është e vështirë të ndryshojnë gjatë rrugës” shtoi Minxhozi.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!