Ka “thyerje” totale me klubin, Ramos nuk rinovon dhe shqyrton ofertat

schedule21:59 - 22 Prill, 2021

schedule 21:59 - 22 Prill, 2021

Sergio Ramos do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit, kjo është ajo që raportojnë mediet madrilene së fundmi. Kontrata e kapitenit përfundon në fund të sezonit dhe rinovimi nuk ka ardhur ende.

Real Madrid kërkonte një përgjigje deri në fund të marsit, por nuk erdhi dhe klubi tashmë duket se e ka marrë vendimin e tij. Oferta aktuale e tyre është aktive për Ramos, po ata nuk kanë ndërmend të bëjnë një të përmirësuar.

Vëmendja e presidentit Florentino Perez është përqendruar te David Alaba dhe Ramos ka kaluar në plan të dytë. Edhe Ramos duket se nuk dëshiron të vazhdojë në Madrid dhe Fichajes.net bën me dije se edhe ish-klubi i tij, Sevilla është interesuar për të. /abcnews.al