Rama: Desha të rindërhyj për t’iu dhënë përsëri një mesazh të gjithë shqiptarëve që janë regjistruar për zgjedhjet e 11 majit dhe që janë në Greqi dhe që ende nuk i kanë dorëzuar zarfat ju lutem zarfat dorëzoini te pikat përkatëse të postës të DHL mos prisni dorëzojini, mos i lini për moment të fundit ka ende edhe pak kohë.janë 48 orë, ndaj bëjeni këtë mund të fundit, shumë të vogël në krahasim me gjithë mundimet e tjera që keni bërë për të ardhur deri këtu në këtë kohë.
11 maji është një takim me historinë, por është edhe një moment zgjedhjeje për ti dhënë një fuqi të re Shqipërisë ne negociatat me BE dhe për ta anëtarësuar Shqipërinë në BE, duke bërë që secili dhe secila prej jush atje në Greqi por edhe në Itali Gjermani e kudo qoftë që nuk është akoma qytetar me të drejta të barabarta se nuk e ka pasaportën të vendit përkatës të marrë pasaportën e Shqipërisë europiane dhe të ketë identitetin europian jo vetëm me zakon se atë na e ka dhënë Zoti e s’na e heq dot kush por edhe me ligj, certifikatë me pasaportë.
Një barazi që do të bëjë që të mos kemi më nevojë për asnjë lloj pasaporte tjetër për tërë jetën dhe tu japim fëmijëve tanë atë që në breza prindërit nuk ua dhanë dot fëmijëve dhe kur u bënë prindër e me radhë./abcnews.al