Juventus e ka marrë seriozisht rikthimin e Paul Pogbas në Torino. Drejtuesit e bardhezinjve po bëjnë gjithçka që Manchester United të pranojë ofertën e tyre. Mesfushori nuk është më i lumtur në Manchester dhe ka kërkuar largimin.
Oferta më e fundit e bërë nga “Zonja e Vjetër” përpos parave përfshin dhe një lojtar. Bëhet fjalë për mesfushorin uellsian, Aaron Ramsey. Ish-lojtari i Arsenal nuk po përshtatet me futbollin italian dhe në verë do të largohet. Juventusi ofron 42-50 milionë sterlina plus shërbimet e Ramsey për francezin.
Tashmë pritet një përgjigje nga klubi anglez, i cili mund të tundohet nga oferta. Ndërkohë Paul vazhdon rikuperimin nga dëmtimi, i cili e ka lënë jashtë fushave muajt e fundit. Ai po stërvitet individualisht dhe pritet që në fillim të muajit mars të jetë gati për trajnerin Solskjaer. /abcnews.al