Juventus-Inter në dyshim, Kryeministri nuk përjashton një tjetër “stop”

09:33 | 24/02/202009:330

Koronavirusi ka zbarkuar në Itali dhe vendi fqinj po merr masa të forta për ta luftuar. Shkollat dhe shumë biznese janë mbyllur dhe situata në veriun e vendit është kritike. Katër ndeshje të Serie A u anuluan ditën e djeshme dhe nuk ka ende një datë se kur do të luhen. Në dyshim është edhe java e ardhshme, teksa nuk dihet me saktësi se kur do të rikthehet futbolli.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte e pranon në një deklaratë për Non e L’Arena se qeveria po mendon mundësinë e një tjetër ndalesë të ndeshjeve në Serie A. Diçka e tillë rrezikon sfidën Juventus-Inter që ishte programuar me datë 1 mars.

Do të vuajmë pak, por në këtë moment nuk di të them nëse do të vazhdojmë me të njëjtat masa edhe javën e ardhshme. Vendimet tona i bazojmë në vlerësimin e teknikëve dhe ekspertëve. Do të monitorojmë evolucionin e infeksionit të virusit dhe do të bëjmë vlerësimet tona“, deklaron kreu i qeverisë italiane. /abcnews.al

 

Giuseppe Conte

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono