Julian Assange transferohet në spitalin e burgut

schedule14:10 - 30 Maj, 2019

schedule 14:10 - 30 Maj, 2019

Julian Assange është transferuar në spitalin e burgut në Mbretërinë e Bashkuar, pasi shëndeti i tij është përkeqësuar ndjeshëm ditët e fundit. Lajmi është konfirmuar nga WIKILEAKS me anë të një deklarate për media

Themeluesi i WIKILEAKS, Julian Assange është transferuar në spitalin e burgut në Belmarsh, në Mbretërinë e Bashkuar, ku qëndron prej muajit të kaluar. Lajmi është publikuar nga WIKILEAKS, që në një deklaratë për media u shpreh shumë e shqetësuar për kushtet e tij shëndetësore. Julian Assange 47 vjeç po vuan dënimin pej 50 javësh në burgun e Mbretërisë së Bashkuar, pasi u shpall fajtor për shkeljen e rregullave të lirisë me kusht në vitin 2012; pasi u strehua në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Ai qëndroi në selinë diplomatike deri në muajin prill të këtij viti për  të shmangur ekstradimin në Suedi ku akuzohet për përdhunim. WIKILEAKS raporton se kushtet shëndetësore të Assange ishin përkeqësuar shumë pas shtatë vitesh të kaluar në ambasadën ekuadoriane, në kushte që nuk përputhen me të drejtat themelore të njeriut.

Gjatë qëndrimit në burg në Britaninë e madhe, shëndeti i tij është përkeqësuar dhe më shumë dhe ka humbur peshë, kjo është dhe arsyeja që autoritetet e burgut vendosën ta transferojnë në spital.

Pikërisht të enjten Assange duhej të kishte ndërhyrë për me anë të një video-konference në seancën e gjyqit për kërkesën  ekstradimit të prezantuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë ngritur 17 akuza ndaj tij. Një prej akuzave është dhe spiunazhi për publikimin e dokumenteve sekrete diplomatike dhe ushtarake në vitin 2010./ABC News Albania 24/7