Julian Ahmataj në histori dhe 5 të pezulluar, ç’ndodh në Superiore

schedule22:35 - 19 Janar, 2021

schedule 22:35 - 19 Janar, 2021

Pesë lojtarë dhe një trajner humbasin përballjet e javës së 15-të të Kategorisë Superiore për shkak të kartonëve të marrë në ndeshjet e fundit. Skuadra më e dëmtuar është Laçi, që nuk do të ketë dy titullarë.

Ardit Deliu u ndëshkua me karton të kuq kundër Apolonisë, kurse Julian Shehu mori të vërdhin e katërt dhe duhet të qëndrojë pushim këtë javë. Kurbinasit luajnë me Skënderbeun, që do të jetë pa Julian Ahmatajn.

Trajneri i korçarëve futet në histori, pasi bëhet i pari trajner në Superiore që pezullohet prej kartonëve të verdhë. Për shkak të një kartoni të kuq mungon te Kukësi Redon Dragoshi.

Kastrioti gjithashtu nuk do të ketë një lojtar titullar kundër Teutës nesër. Mbrojtësi Indrit Prodani, për të dytën herë mungon prej kartonëve të verdhë. Mungesë e madhe për Apoloninë, që ndaj Kukësit nuk do të ketë Redon Mihanën. /abcnews.al