“Ju tregoj pse Tirana është më e mira”, Kallaku-Muçës: Forca shikohet me Kukësin

schedule22:35 - 29 Qershor, 2020

schedule 22:35 - 29 Qershor, 2020

Gentian Muça është rikthyer me këmbë të mbarë te Tirana, që është shumë pranë titullit kampion. Mbrojtësi i bardhebluve është pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC News. A është Tirana ekipi më i mirë? Mucca sjell një detaj interesant.

“Po ju jap një statistikë, kemi pesë ndeshje të kthyera. Kjo bën diferencën me të gjitha skuadrat. Kemi pasur motivim, kemi sakrifikuar dhe ia kemi dalë”, tha fillimisht Muça, ndërkohë që më parë të gjithë në panel dhe shikuesit kishin ndjekur një video motivuese që lojtarët e Tiranës e kishin parë para ndeshjes me Skënderbeun.

E njëjta pyetje edhe Sherif Kallakun, gjithashtu i pranishëm në studio. “Normalisht që e tregon dhe klasifikimi që është ekipi më i miri. Por ka një ndeshje të vështirë këtë javë dhe do e shikojmë si të dalë. Një ndeshje ka fituar Tirana, dy Kukësi. Edhe pse është 9 pikë përpara, aty do e shikojmë forcën e Tiranës”, tha Kallaku. /abcnews.al