Jorginho përfundon vizitat mjekësore me Arsenalin, pritet firma dhe zyrtarizimi

schedule14:47 - 31 Janar, 2023

schedule 14:47 - 31 Janar, 2023

Arsenal ka kryer një transferim të bujshëm ditën e sotme, ku ka marrë nga Chelsea mesfushorin italian, Jorginho.

Gazetari italian, Fabrizio Romano, raporton se mesfushori ka mbaruar vizitat mjekësore me klubin e Arsenalit.

Tashmë Jorginho do të niset drejt zyrave të klubit për të firmosur kontratën e tij si lojtari më i ri i Arsenalit, ku do të jetë pjesë e tyre deri në vitin 2024 dhe në kontratë ekziston mundësia për rinovimin edhe për një sezon tjetër.

Ky transferim i kushtoi Arsenalit 12 milionë paund në total./h.ll/abcnews.al