Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

John Bolton pranon fajësinë/ Ish këshilltari i Trump akuzohet për nxjerrje të dokumentave të klasifikuara

schedule19:09 - 26 Qershor, 2026

schedule 19:09 - 26 Qershor, 2026

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare pergjate mandatit te pare te Donald Trump, John Bolton, ka pranuar fajësinë për ruajtje të paligjshme të informacioneve të klasifikuara, të cilat i kishte përfshirë në shënimet e mbledhura gjatë përgatitjes së një libri mbi periudhën e tij në administratën amerikane. Bolton, i cili sot është një nga kritikët më të zëshëm të Trumpit, ishte akuzuar fillimisht për 18 shkelje që lidhen me trajtimin e papërshtatshëm të materialeve sekrete dhe kishte deklaruar se ishte i pafajshëm. Megjithatë, të premten ai pranoi fajësinë për një akuzë të vetme për mbajtje të paligjshme të informacionit të klasifikuar. Dokumentet në fjalë përfshinin shënime personale dhe ditarë që përmbanin informacione të lidhura me mbrojtjen kombëtare të Shteteve të Bashkuara, disa prej të cilave ishin të klasifikuara në nivelin më të lartë të sigurisë, “top secret”.

Sipas prokurorëve, Bolton përballet me mundesine e një dënim maksimal prej pesë vitesh burg dhe ka pranuar të paguajë një gjobë prej 2.25 milionë dollarësh si forme alternative per ti shpetuar qelise . Ai gjithashtu do të bashkëpunojë me autoritetet e sigurisë kombëtare për të sqaruar natyrën e materialeve që mbante në mënyrë të paligjshme dhe do të kryejë 100 orë shërbim në komunitet.

Gjatë seancës gjyqësore, pasi gjykatësi lexoi akuzat, përfshirë edhe pretendimet se Bolton kishte dërguar shënime me informacion të ndjeshëm anëtarëve të familjes së tij, ish-zyrtari pranoi se faktet ishin të sakta. “Po, e bëra, i nderuar gjykatës. Më vjen keq për këtë”, deklaroi ai para trupit gjykues. Mediat amerikane raportojnë se dënimi përfundimtar pritet të jepet më 28 tetor.Prokurorja federale Kelly Hayes tha se Bolton kishte njohuri të plota mbi mënyrën e trajtimit të dokumenteve sekrete dhe pasojat që mund të sillte shpërndarja e tyre.



Bolton u largua nga administrata e parë e Trumpit në vitin 2019. Një vit më vonë ai publikoi librin e tij “The Room Where It Happened”, ku përshkroi përvojën në Shtëpinë e Bardhë dhe kritikoi presidentin, duke e portretizuar si të painformuar për çështjet gjeopolitike. Shtëpia e Bardhë u përpoq të ndalonte botimin e librit, duke argumentuar se ai përmbante informacione të klasifikuara, por kërkesa u refuzua nga gjykata dhe libri u publikua. Më pas, Departamenti amerikan i Drejtësisë hapi një hetim mbi mënyrën se si Bolton kishte trajtuar materialet sekrete.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!