Johanes Hahn në Vlorë, për përfundimin e projektit të Lungomares

schedule21:27 - 9 Nëntor, 2017

schedule 21:27 - 9 Nëntor, 2017

Kryeministri Edi Rama shoqëroi në qytetin bregdetar të Vlorës komisionerin Hahn, në një ceremoni për përfundimin e projektit të Lungomares, të bashkëfinancuar nga BE. Rama tha se investimet europiane do të vazhdojnë.

2 vite dhe 15 milionë euro më vonë…

“Unë jam shumë krenar, edhe në emër të ekipit tim, që jam këtu me ju sot, që të ndaj me ju pikërisht këtë arritje, që të kuptojmë se cili është ndikimi që u japim në qytetarëve për të përdorur këtë pjesë të bregdetit dita-ditës. Punimet janë mbaruar tashmë, të paktën për fazën e parë”.

Komisioneri për fqinjësinë e mirë Johannes Hahn dhe shefja e delegacionit europian në shqipëri Romana Vlahutin ishin të ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për atë që do të jetë edhe vepra e artit që do të zbukurojë projektin e financuar nga BE, Lungomare.

Kryeministri Edi Rama foli për investimet europiane dhe Rilindjen urbane.

“Një vepër që do të kishte qenë e pamundur pa mbështetjen e Komisionit Europian dhe që është vetëm pjesa e parë e një zhvillimi të mëtejshëm. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e transfromimeve që ka sjellë Rilindja Urbane në të gjitha qytetet e Shqiperisë, me afro 500 projekte që do të vazhdojnë edhe gjatë këtij 4-vjeçari, duke u shtrirë më thellë në zonat periferike dhe në zonat rurale. Nuk vjen për të zbukuruar, në kuptimin sipërfaqësor të fjalës, po vjen për të nxitur ekonominë, për të nxitur turizmin, për të nxitur punësimin”.

Më pas ishte vetë komisioneri Johannes Hahn i cili i dorëzoi fituesit çmimin e Komisionit për konkursin e artit për Lungomare.

Më duket vetja sikur jam në ceremoninë e çmimeve Oscar, atehëre, fituesi është Gentjan Tabaku, urime”./abcnews.al

 

https://youtu.be/QLijGcg8Ugo