Ledian Memushaj ka një eksperiencë të madhe në futbollin italian dhe mbetet një mesfushor i kërkuar në merkato. 32-vjeçari i Pescarës pati disa probleme me trajnerin Zauri, por palët janë sqaruar dhe gjithçka është lënë pas krahëve.
Gjithsesi, interesimi për vlonjatin e kombëtares kuqezi nuk mungon. Në fillim ishte Perugia që tentoi të përfitonte nga problemet e lojtarit me “Delfinët”, ndërsa në garë për shërbimet e 33-vjeçarit është futur edhe Cremonese, që ka rikthyer në stol Massimo Rastellin.
Gazzetta dello Sport raporton se klubi i Serie B që renditet në vend të katërt nga fundi, po kërkon një mesfushor dhe në krye të dëshirave të trajnerit është Memushaj. Ky i fundit ka luajtur 19 ndeshje këtë sezon me Pescarën dhe ka shënuar dy gola. /abcnews.al