Jo vetëm Milani pas Belottit, zbulohen dy klube që rivalizojnë për sulmuesin

schedule14:21 - 25 Prill, 2022

schedule 14:21 - 25 Prill, 2022

Andrea Belotti do të largohet nga Torino në fund të sezonit, pasi nuk ka pranuar marrëveshjen e ofruar për të rinovuar kontratën.

Milani mbetet një nga klubet më të lakuar për ta transferuar sulmuesin, i cili njihet edhe si tifoz i kuqezinjve dhe kohë më parë donte shumë t’u bashkohej.

Për shkak të çmimit të lartë që vendosi Torino transferimi nuk u krye. Tani që del lojtar i lirë dëshira për të luajtur me Milanin mund t’i plotësohet.

Gjithsesi për të ka interesim nga disa klube dhe Tuttosport shkruan se në Angli West Ham dëshiron ta transferojë në verë, sikurse edhe Atletico Madrid. / abcnews.al