Jo vetëm Mbappe, Tuchel humbet një tjetër titullar për duelin me Atalantën

schedule18:55 - 5 Gusht, 2020

schedule 18:55 - 5 Gusht, 2020

PSG-Atalanta është një nga duelet e fazës çerekfinale në Champions League. Këto dy skuadra do të përballen mes tyre në datë 12 gusht në stadiumin ” Estádio da Luz” të Benficës.

Kylian Mbappe është mungesa e madhe e kampionëve të Francës, teksa trajneri Thomas Tuchel ka marrë një tjetër lajm negativ. Marco Verratti, lideri i ekipit në mesin e fushës, e ka humbur këtë ndeshje.

 

Verratti gjatë një ndeshje ndaj Bayern Munchen

Mesfushori italian është lënduar ditën e djeshme në stërvitje. Përplasja me një shok skuadre ka qëlluar fatale për 27-vjeçari. Testet mjekësore kanë konfirmuar probleme në pulpë, dëmtim prej të cilit lojtari do të humbasë sfidën çerekfinale. /abcnews.al