Jo vetëm Jimenez dhe Milik, Juventusi nis ofensivën për sulmuesin e Arsenalit

schedule23:36 - 11 Gusht, 2020

schedule 23:36 - 11 Gusht, 2020

Ulja e Andrea Pirlos në pankinë ka rikthyer entuziazmin te Juventusi dhe drejtuesit kanë nisur punën për t’i plotësuar dëshirat e merkatos. Objektivi i parë është gjetja e një sulmuesi që do të zëvendësojë Gonzalo Higuain.

Raul Jimenez vijon të jetë i preferuari, por Wolves kërkon shumë miliona për të lënë të lirë meksikanin. Arek Milik është një tjetër kandidat. Polaku ka pranuar transferimin në Torino dhe ka arritur një akord paraprak me bardhezinjtë, por nuk po gjendet marrëveshja me Napolin.

Një tjetër emër që pëlqehet është Alexandre Lacazette. Calciomercato raporton se kampionët e Italisë kanë nisur bisedimet me Arsenalin dhe agjentin e sulmuesit francez. 29-vjeçari ka karakteristika që i pëlqejnë Pirlos.

 

Alexandre Lacazette

Lojtari do të pranonte me kënaqësi transferimin në Serie A, ndërsa drejtuesit e bardhezinjve janë gati të përfshijnë emra si Douglas Costa ose Bernardeschi në këtë operacion. Arsenali po kërkon një mbrojtës dhe Juventusi është gati t’i ofrojë edhe Ruganin. Negociatat vazhdojnë… /abcnews.al